Last Updated on 17/11/2025 by Monika
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se një shpërthim në një linjë të madhe hekurudhore që shfrytëzohet për të transportuar mallra ushtarake dhe ndihmë për Ukrainën, u shkaktua nga një “akt i paparë sabotimi”.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth shpërthimit ose kush mund të qëndronte pas tij, por tha se një tjetër vend me dëme u zbulua më tej në lindje, në të njëjtën linjë hekurudhore.
Muajin e kaluar, autoritetet polake arrestuan tetë persona të dyshuar për spiunazh ose për planifikim sulmesh në emër të Rusisë.
Në janar, Tusk akuzoi Rusinë për planifikimin e sulmeve terroriste kundër disa objektivave të paspecifikuara, duke përdorur avionë.
Komentet e tij erdhën në një kohë kur po shtohej numri i incidenteve të dyshimta.
Disa prej tyre përfshinin linja ajrore ndërkombëtare dhe akuzat se Rusia po përpiqej të vendoste eksploziv të fshehtë në fluturimet e mallrave, ndërsa të tjerat kishin të bënin me anije që kishin ndërprerë kabllot nënujore.
Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Perëndimit për sulme terroriste, përfshirë zjarrvënie, depërtime të paligjshme, helmim dhe sulme ndaj individëve në Perëndim.
