Pas deklaratave publike ku Toni Kroos shprehu mbështetje për Vinicius Junior lidhur me debatet e tij të fundit me Xabi Alonson, ish-mesfushori gjerman ka rikthyer në vëmendje disa nga sjelljet e diskutueshme të brazilianit gjatë kohës që luanin së bashku te Real Madridi.
Kroos thekson se shpeshherë temperamenti i tepërt i Viniciusit ndikonte negativisht në skuadër.
“Shpesh i thosha që mjaft ishte mjaft, sepse dukej sikur i gjithë ekipi dëmtohej nga sjellja e tij”, ka thënë Kroos.
“E kuptoj që në një moment mund të bëhet irritues, qoftë për kundërshtarët, për arbitrat apo për tifozët e skuadrës kundërshtare”.
Sipas tij, situata në fushë shpesh krijonte ndjesinë se gjithçka po kthehej kundër ekipit për shkak të reagimeve të lojtarit brazilian. m.p.
