Last Updated on 19/11/2025 by EL
Drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, me në krye drejtorin Elidon Çela, kanë mbërritur në Novoselë së bashku me grupin “Shqiponjat”.
Forcat e policisë po patrullojnë përgjatë lumit Vjosa dhe urës për të mos lejuar banorët të afrohen në zonat me risk
Po ashtu ata po monitorojnë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut në zonë, të cilat rrezikojnë daljen e lumit Vjosa nga shtrati.
Ndërkohë autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. /e.t
