Konkursi i bukurisë Miss Universe në Tajlandë mori një kthesë të papritur të mërkurën, kur Miss Xhamajka, Gabrielle Henry, ra nga skena gjatë njërit prej raundeve. Incidenti ndodhi teksa ajo po ecte drejt skajit të skenës dhe papritmas ra në boshllëk.
Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon momentin e rënies, si dhe transportimin e saj me barelë në spital.
Në një postim në “Instagram”, organizatori i Miss Universe siguroi se Henry nuk kishte pësuar lëndime serioze:
“Dua të informoj të gjithë familjen e Miss Universe se sapo dola nga spitali ku Gabrielle po trajtohet. Për fat të mirë, nuk ka thyerje kockash dhe ajo është nën kujdes të mirë mjekësor,” shkroi ai.
Organizata Miss Universe Jamaica njoftoi gjithashtu se Henry ra gjatë raundit të fustaneve të mbrëmjes në konkursin paraprak para finales që mbahet këtë fundjavë në Tajlandë. Ajo u dërgua në Spitalin Paolo Rangsit, ku mjekët po kryejnë kontrolle të mëtejshme për të siguruar shërimin e plotë, megjithëse nuk ka rrezik për jetën e saj./ K.M
🇯🇲👑 | Durante la competencia preliminar del Miss Universo 2025, la representante de Jamaica, Gabrielle Henry, sufrió una caída aparatosa en plena pasarela: tuvo que ser retirada en camilla para recibir atención médica. pic.twitter.com/8yAXi4VxAi
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) November 19, 2025
