Last Updated on 20/11/2025 by Kesjana
SPAK ka ngritur një akuzë të rë për Belinda Ballukut. Pas zbulimit të aferës tek tuneli i Llogarasë, Prokuroria e Posaçme ka shtrirë më tej hetimet dhe ka gjetur shkelje edhe tek Unaza e Madhe e Tiranës.
Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.
Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe ky tender është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar. Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera.
Kriteret për këtë tender dyshohet sipas SPAK të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction./kb
