Last Updated on 20/11/2025 by Monika
Nënkryetari i PD dhe njëherësh n/kryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me Marta Kos, komisionere e BE-së për Zgjerimin.
Në një deklaratë për mediat, Gjekmarkaj tha se i opozita mbështet integrimin europian si një proces kombëtar, jo partiak, dhe kërkojmë që Shqipëria të ecë drejt BE-së sipas parimit të meritokracisë dhe standardeve, por në themel të këtij procesi qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Raporti i fundit i evidenton qartë shqetësimet për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe faktin se lideri historik i opozitës, Sali Berisha, dhe lider të tjerë kanë qenë në arrest gjatë gjithë vitit elektoral, një rrethanë që e ka lehtësuar fitoren e kundërshtarëve politikë dhe ka deformuar konkurrencën.
