Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin e një zjarri në një objekt banesor në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se banesa e përfshirë nga zjarri gjendej në katin e tetë.
“Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe një ekip mjekësor. Policia ka evakuuar disa banorë, pasi në disa banesa më lart ishte përhapur tymi”, ka thënë Gashi.
Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje janë të pranishme njësitë kompetente policore./ K.M
