Last Updated on 21/11/2025 by Kesjana
Gjykata e Posaçme do të zhvillojë më 22 nëntor, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.
