Last Updated on 22/11/2025 by EL
GJKKO këtë të shtunë ka lënë në fuqi masën e pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në seancën e cila zgjati për 3 orë, GJKKO vendosi që të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi edhe për kreun e KESH, Erald Elezi dhe atë të ARRSH, Gentian Gjyli.
Ndërsa pas daljes nga GJKKO, Balluku nuk u prononcua për mediat.
Po ashtu nga GJKKO, u larguan edhe Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk folën për gazetarët
Sipas vendimit të sotëm:
Belinda Balluku, zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijon të mbetet nën masën shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”.
Gentian Gjyli do të vazhdojë masën “Arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.
E njëjta masë, “Arrest në shtëpi”, është lënë në fuqi edhe për Erald Elezin, për të cilin Gjykata ka saktësuar adresën e banimit, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa e tij.
Gjykata ka urdhëruar SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e menjëhershëm të vendimit../e.t
