Last Updated on 22/11/2025 by Monika
Arbër Hoxha dhe Anis Mehmeti po kalojnë një moment të rëndësishëm dhe kanë qenë protagonistë së fundmi.
Hoxha ishte vendimtar për Dinamo Zagreb në fitoren 3-1 ndaj Varazdinit, duke shënuar dy gola dhe duke e çuar në pesë numrin e realizimeve të tij këtë sezon në kampionatin kroat. Ai ka kontribuar gjithashtu me dy asiste në 13 ndeshje. Sulmuesi ishte pjesë e formacionit titullar të Shqipërisë në duelet kualifikuese me Anglinë dhe Andorrën.
Edhe Anis Mehmeti spikati në Championship, ku dha tre asiste në fitoren 3-0 të Bristol City ndaj Swansea. Ai u vlerësua me notën 9.9 dhe u shpall lojtari i ndeshjes.
Mehmeti ka pesë gola dhe gjashtë asiste këtë sezon, megjithëse nuk është grumbulluar prej kohësh në Kombëtare.
