Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në distriktin Hat Yai, në provincën jugore Songkhla të Tajlandës.
Bashkia e Hat Yai-t shpalli gjendjen e emergjencës së rëndë për shkak të përmbytjeve dhe lëshoi një urdhër evakuimi “flamur i kuq” për 103 komunitete, raportuan mediat lokale.
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të zhvendosen menjëherë në zona të sigurta, duke theksuar se sasia e reshjeve ka arritur në 595 mm gjatë tre ditëve të fundit.
Pamjet e transmetuara nga televizioni publik tajlandez TPBS treguan banorë që lëviznin nëpër ujë deri në gju duke u evakuuar, ndërsa shtëpi dhe automjete ishin të bllokuara nga uji.