Gjuhëtarja Natasha Shuteriqi në podcastin “flasim” të kryeministrit është ndalur dhe te romani “Kurbani” i Ramës.
Shuteriqi i tha Ramës se në këtë roman ka një sintaksë të çuditshme, por megjithatë shumë shqip.
Më tej, Shuteriqi i tha kryeministrit se përdorimi nga ana e tij e parafjalës përpara ndajfoljes, në formatin “në ndërkohë” po kthehet në një rregull gati gati.
“Sintaksa juaj është e çuditshme. E mrekullueshme dhe shumë shqip. Fjalitë mund të shkojnë me 9 reshta një folje dhe pa fund pjesore.
Më ka surprizuar marrëdhënia juaj me shqipen.
Një gabim gjuhësor kur përmendet shpesh kthehet në rregull. Jeni pjesë e grupit që vendosni parafjalë përpara ndajfoljes, përdorni shpesh “në ndërkohë””, tha Shuteriqi.
Kryeministri në bashkëbisedimin e tij me gjuhëtaren Shuteriqi tha se një ndikim të madh në formësimin e gjuhës shipe te ai ka pasur Petro Zheji.
Më tej Rama tha se është tragjike copëtimi dhe përçundimi që po i bëhet gjuhës shqipe ditët e sotme.
“Më pëlqente krahasimi që Kadare bënte mes rusishtes dhe shqipes. E kishte kompetencën për të bërë paralelizma. Duke qenë se rusishtja është gjuha e kolosëve, ku Kadare ka bërë shqipërimin e “Re me pantallona”, që për mua është maja. E pyesja shpesh për origjinalin në rusisht.
Një nga ata që më ka influencuar me “piruetat” e gjuhës shqipe ka qenë Petro Zheji. Ai përdor bashkimin e disa fjalëve bashkë. Kam pasur fatin ta njoh dhe të flas me atë.
Tragjike për mua është mënyra se si po sakatohet, po përçundohet shqipja”, u shpreh Rama./ K.M
