Last Updated on 24/11/2025 by Monika
Como u rikthye te fitorja në Serinë A, pas dy barazimeve radhazi. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 në transfertë ndaj Torinos.
Addai zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, ndërsa Vlasic barazoi për vendasit me penallti në fundin e pjesës së parë.
Fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori. Addai kompletoi dopietën në minutën e 52-të, ndërsa spektakli i golave vazhdoi me Ramon, Paz dhe Baturina.
Me këtë sukses, Como ngjitet në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Torino mban vendin e 12-të me 14 pikë.
