Last Updated on 25/11/2025 by EL
Kërkesat për divorc po njohin rritje nga një vit në tjetrin. Çiftet e reja me fëmijë të mitur janë ato që predominojnë në dosjet e ndarjeve, por avokatët thonë se së fundmi po shikohet një trend rritës i kërkesave për t’u ndarë nga çifte që i kanë kaluar së paku 25-apo 30 vite së bashku.
Hapin e parë drejt gjykatës për të kërkuar ndarjen përfundimtare, përgjithësisht e bëjnë femrat, e ndërsa faktorët janë të shumtë, nisur nga ato ekonomikë, tek dhuna, tradhtia apo rrjetet sociale.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm në vitin 2024 më shumë se 4 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre, ndërkohë që rreth 16 mijë u lidhën në martesë./E.T
