Last Updated on 26/11/2025 by EL
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Parku Kombëtar i Shebenikut, që është zbardhur nga reshjet e dëborës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, shprehet se kjo stinë ofron peizazhet më mbresëlënëse dhe një munësi për të eksploruar këtë park akoma edhe më shumë.
“Bora zbardh Parkun Kombëtar Shebenik, me peizazhe mbreslënëse dhe mundësi për të eksploruar majat e këtij parku nga ku mund të shijohen bukuritë natyrore të pyjeve të pishës, ahut e bredhit nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar turistikë si garanci për përvoja të sigurta”,-shkruan Rama./e.t
