Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancë paraprake për ankimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sot pritet vendimi nëse ankimi i qeverisë do të kalojë ose jo në seancë plenare. Ndërkohë, po sot mund të ketë edhe një vendim për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e kërkesës./ K.M
