E premtja, që përkon me Ditën e Pavarësisë, do të jetë e veçantë edhe për kominitetin bektashian e jo vetëm.
Kjo, pasi nesër organizohet përkujtimi i 84-vjetorit të rënies së ish-Kryegjyshit Botëror, Sali Niazi Dede, “Dëshmor i Atdheut”.
Ceremonia do të zhvillohet në orën 17:00, në ambientet e Odeonit të Selisë Bektashiane në Tiranë.
Përkujtimorja do të zhvillohet nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, që do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.
Në këtë përvjetor do të jenë të ndërthurura edhe disa aktivitete organizohet me një aktivitet të rrallë siç është vizita e ekspozitës fotografike, “Jeta dhe vepra e Sali Niazi Dede” dhe mjediset e tjera në muze, Arkiv, Bibliotekë, Galerinë e Artit e të tjera.
