Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ K.M

