Last Updated on 28/11/2025 by Kesjana
Flamur Noka mesa duket duhet të ketë munguar në orën e historisë kur është zhvilluar tema e Pavarësisë së Shqipërisë.
Numri 2 i Partisë Demokratike, nga Vlora ku shkoi për të festuar festën e Flamurit, tha se Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë.
“PD në këtë ditë të shenjtë për kombin, uron gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 nëntori dita kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Vlorë…kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Krujë. Është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria”, tha Noka.
