Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar prezencën e tij në Katar për të folur për transformimin e Shqipërisë sipas kryeministrit, nëpërmjet artit, dizajnit dhe inovacionit.
Kjo ishte edhe konferenca e organizuar që për surprizë u moderua nga ish-ambasadori i Spanjës në Shqipëri (2021 – 2025) Alvaro Renedo Zalba, i cili aktualisht shërben si ambasador në Katar.
Arsyeja e zgjedhjes së këtij diplomati është edhe njohja e tij me Shqipërinë dhe mënyra sesi do të orientonte bisedën për kryeministrin shqiptar.
Në faqen zyrtare në rrjetet sociale të ambasadës së Spanjës në Katar gjenden edhe fotot e këtij aktiviteti, por edhe një bisedë e gjatë dhe në dukje shumë miqësore mes ambasadorit dhe kryeministrit të Shqipërisë, jashtë ambienteve të Muzeut të Artit islamik në Katar që u prezantua nga Presidentja e Muzeumeve të Katarit, Sh.A. Sheikha Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani.
Kryeministri shqiptar ulur në kolltuk me syze dielli dhe atletet e tij të bardha, e ndërkohë ambasadori që e shoqëron në bisedë me kostumin zyrtar. m.p.
