Last Updated on 28/11/2025 by Monika
Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë u zhvillua sonte në një atmosferë solemne dhe emocionale, nën kujdesin e Presidentit të Republikës.
Ky aktivitet, i kthyer tashmë në një ndër momentet më domethënëse të festimeve kombëtare, u organizua këtë herë me një shkëlqim të veçantë dhe me një vëmendje të imtësishme ndaj çdo detaji, duke përçuar frymën e krenarisë dhe të unitetit kombëtar.
Të pranishmit patën privilegjin të ndanin këtë mbrëmje simbolike me Presidenten e Republikës së Kosovës, pjesëmarrja e së cilës i dha evenimentit një kuptim të veçantë dhe një dimension të ri mbarëkombëtar.
Gjatë ceremonisë, flamuri kuqezi dominoi hapësirën, ndërsa tingujt e muzikës shqiptare, vallet tradicionale dhe interpretimet artistike u bënë përcjellës të mesazhit të përjetshëm: Shqipëria është më shumë se një territor, ajo është zemra, gjuha dhe identiteti e një kombi që di të ruajë rrënjët e tij dhe të ecë me dinjitet drejt të ardhmes.

Kjo mbrëmje, dëshmoi edhe një herë se Dita e Pavarësisë nuk është vetëm një datë në kalendar, por një moment reflektimi, mirënjohjeje dhe bashkimi për të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen.

Në vijim të këtij atmosfere festive, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, mes tyre edhe në Facebook, foto dhe momente nga ceremonia, duke përcjellë emocionin e kësaj nate dhe mesazhin e krenarisë kombëtare tek qytetarët./mxh
