Monaco triumfoi minimalisht ndaj PSG-së në Ligue 1, për ta bërë më spektakolare garën për titullin kampion në Francë.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, rezultati u zhbllokua në minutën e 68-të. Mohammed Salisu nisi një top të gjatë nga mbrojtja për Aleksandr Golovin, mesfushori rus asistoi për Takumi Minamino, me japonezin që dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier.
Në minutën e 80-të, Monaco mbetei me 10 lojtarë, pasi Thilo Kehrer u ndëshkua direkt me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër. Në fund pati edhe disa minuta për Paul Pogba.
Monaco fitoi 1-0 dhe mban vendin e gjashtë me 23 pikë, PSG mbetet në vendin e parë me 30 pikë, por do të ketë ndryshim të kreut nëse fitojnë Marseille dhe Lens.
