28-29 Nëntor janë padyshim festat më të dashura për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.
Shqiptarët e Greqisë kanë dhënë spektakël një natë më parë në qytetet e këtij shteti, teksa kanë festuar me flamuj, këngë e valle tradicionale nëpër rrugët kryesore.
Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku ‘shqipet’ kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para ‘Kullës së Bardhë’, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK.
