Last Updated on 02/12/2025 by Monika
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq–Lozhan. Sipas informacioneve të para, një automjet ka përplasur këmbësorin ndërsa ky i fundit po kalonte rrugën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Në vendngjarje është paraqitur edhe ambulanca, por për këmbësori nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive të aksidentit./mxh
