Në qytetin alpin të Brixenit në Itali është shënuar dhjetëvjetori I shfaqjeve dimërore me drita.
Qyteti prezantoi një prodhim të ri artistik, realizuar në bashkëpunim me UNICEF dhe kompozitorin e njohur italian, Giorgio Moroder.
Shfaqja, e titulluar “Oops”, vjen me një muzikë origjinale të kompozuar posaçërisht për këtë event nga vetë GIORGIO MORODER, fitues i çmimeve Oscar.
Moroder u shpreh se ishte një kwnaqësi pjesëmarrja në këtë projekt me UNICEF.
Spektakli 20-minutësh zhvillohet brenda Pallatit të Peshkopit, një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Brixenit.
Përmes projeksioneve artistike, muzikës dhe tregimit, ndjeket aventura e një krijese të vogël, të quajtur Oops, që eksploron qytetin përpara se të gjejë strehën e tij.
UNICEF thekson se projekti synon të gëzojë fëmijët , duke i futur ata në një botë magjike ndërthurur me mesazhe pozitive dhe emocionale.
Vetëm pak metra larg pallatit, qyteti ka hapur edhe tregun tradicional të Krishtlindjeve, i cili ndodhet nw sheshin përpara Katedrales së Brixenit.
Vizitorët mund të gjejne produkte artizanale tiroleze dhe specialitete lokale. Tregu ka nisur në fund të nëntorit dhe do të vijojë deri në fillim të janarit, duke sjellë atmosferën festive në çdo cep të qytetit./mxh
