Last Updated on 03/12/2025 by Monika
Real Madrid u rikthye te fitorja në La Liga me triumfin 3-0 ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e javës së 19-të.
Kylian Mbappe ishte vendimtar, duke realizuar dy gola në minutat 7 dhe 59. Goli i tretë u shënua nga Camavinga në minutën e 42-të, pas një asisti nga Mbappe.
Madrilenët kontrolluan ritmin e lojës dhe shfrytëzuan me efikasitet rastet e krijuara. Me këtë rezultat, Reali forcon pozitat në zonën e kreut të renditjes.
Skuadra e Alonsos shkon në kuotën e 36 pikëve. Diferenca me Barcelonën kryesuese mbetet vetëm një pikë, duke e mbajtur garën të hapur.
