Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Moska do të marrë me forcë kontrollin e plotë të rajonit ukrainas të Donbasit, nëse forcat ukrainase nuk tërhiqen.
Putin tha për “India Today” se Rusia është e vendosur të përmbushë objektivat e saj.
“Ose do t’i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase do të largohen prej tyre”, u shpreh ai përpara vizitës së tij në Dehli.
Komentete e Putin vijnë një një kohë ku presioni për të pranuar një marrëveshje paqeje me Ukrainën është rritur.
Me ftesë të kryeministrit Narendra Modi, Putin do të jetë në Dehli për samitin e 23-të vjetor Indi-Rusi, që shënon 25 vjet të partneritetit të tyre strategjik./mxh
