Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike, ditën e sotme me homologun venezuelian, Nicolas Maduro. Sipas raportimeve, dy presidentët kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Përveç kësaj, Erdogan deklaroi se është e rëndësishme të mbahen të hapura kanalet e dialogut midis SHBA-së dhe Venezuelës dhe se Turqia shpreson që tensionet të ulen sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Venezuelës, një nga temat e diskutuara ishte riaktivizimi i lidhjes ajrore midis Karakasit dhe Stambollit, për të lehtësuar turizmin dhe investimet. Kujtojmë se shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në dhe nga Venezuela për shkak të tensioneve me SHBA-në.
