Last Updated on 08/12/2025 by EL
Një situatë e pazakontë është regjistruar pranë manastirit të njohur Montserrat, një nga atraksionet më të vizituara në Katalonjë. Një dhi e egër është shfaqur fare pranë zonës së pelegrinëve dhe turistëve, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Në videon e kapur nga dëshmitarët, shfaqet dhia që lëviz e qetë mes shkëmbinjve karakteristikë të Montserrat-it, shumë afër kompleksit të manastirit. Pavarësisht se zona është habitat natyror për kafshë të ndryshme, paraqitja e tyre kaq afër pikës turistike nuk është e shpeshtë.
Turistët janë surprizuar nga prania e kafshës, e cila duket e qetë dhe e mësuar me njerëzit, ndërsa videoja e publikuar po qarkullon në rrjetet sociale duke marrë shumë reagime.
Autoritetet lokale theksojnë se fauna e Montserrat-it është e pasur dhe e mbrojtur, ndërsa vizitorëve u kërkohet të mos i afrohen kafshëve të egra dhe të shmangin ushqimin e tyre, për të ruajtur ekuilibrin natyror të zonës./E.T
