Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për tre kallëzime që janë bërë për të, duke konfirmuar se ato janë vlerësuar dhe kanë nisur tre procedime të ndryshme.
Këtë e bën të ditur politikani opozitar Lefter Maliqi, i cili ka publikuar shkresën me përgjigjen e SPAK dhe zbulon se kush i ka bërë kallëzimet.
“SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023. Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas”, shkruan Maliqi.
Ai thotë se edhe Prokuroria e Beratit është duke e hetuar kryebashkiakun e Kuçovës për një tender me vlerë 4 milionë euro në Sinec, ndërkohë që ngre dyshime se pas Kreshnik Hajdarit qëndrojë oligarkë të fuqishëm.
“Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”. Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ? Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari?”, vijon ai. m.p.
