Spitali Universitar i Traumës (SUT) ka dalë në një deklaratë ku siguron të gjithë qytetarët, se punimet për rikonstruksionin në disa pjesë të godinës, nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve mjekësore.
“Stafi mjekësor dhe të gjitha strukturat për pritjen, trajtimin dhe akomodimin e pacientëve të traumës dhe politraumës do të vijojnë të operojnë normalisht, me kapacitet të plotë dhe pa asnjë pengesë në aksesimin e shërbimit”,njoftoi Spitali i Traumës.
