ktorja e njohur turke Feyza Civelek, e cila ka fituar një popullaritet të madh edhe te publiku shqiptar falë rolit të Nilay në serialin shumë të ndjekur “Një Dashuri”, që transmetohet çdo ditë në TV Klan nga e hëna në të premte, në orën 16:05, po përgatitet për një surprizë të veçantë jashtë ekranit të serialeve.
“Një Dashuri” është një nga produksionet më të pëlqyera që TV Klan u sjell shikuesve shqiptarë, duke u dalluar për historinë e fortë, dramat familjare dhe personazhet komplekse. Roli i Nilay, i interpretuar nga Feyza Civelek, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes dhe debateve, duke e bërë aktoren një nga emrat më të komentuar të serialit
Ndërkohë, Civelek do të shfaqet së shpejti edhe në spektaklin “O Ses Türkiye – Yılbaşı”, programi special i Vitit të Ri i formatit ndërkombëtar “The Voice of Turkey”. Këtë herë, ajo do të dalë para publikut jo si aktore, por me një performancë muzikore, duke zbuluar një tjetër anë të talentit të saj artistik.
Sipas mediave turke, aktorja ka hyrë në një periudhë përgatitjeje intensive, duke marrë leksione private vokali, ndërsa kënga që do të interpretojë në natën festive mbetet ende surprizë. Performanca e saj pritet të ngjallë interes të madh edhe te publiku shqiptar/kb
