Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka inspektuar këtë të premte, më 12 dhjetor, punimet që po kryhen për rehabilitimin e lumit të Borshit, pas kërkesës për ndërhyrje nga bashkia e Himarës.
Gjatë kësaj vizite, ministri Salla ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Himarë Vangjel Tavo, si dhe deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
“Projekti ndërhyn në 570 metra të shtratit të lumit, për të frenuar erozionin dhe mbrojtur 2.7 km² tokë.”, shkruan ministri Salla krahas një video të publikuar në rrjetet sociale nga punimet për rehabilitimin e lumit.
