Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbanin peng prej 2 javësh një person nga Kosova duke e kërcënuar për t’i marrë 70 mijë euro.
Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj janë 3 personat e arrestuar nga fshatrat e Lumit të Vlorës. Ka qenë e motra e personit të marrë peng, e cila ka dënoncuar në polici nga Suedia marrjen peng të vëllait të saj./K.M
