Last Updated on 12/12/2025 by Monika
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, për transportin ajror. Vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi i plotë:
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KANADASË, PËR TRANSPORTIN AJROR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kanadasë, për transportin ajror, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./mxh
