Partizani fitoi 2-1 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e javës së 16-të të Superiores, e zhvilluar në “Arena e Demave”.
Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 33-të me golin e Isgandarli, pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë.
Flamurtari barazoi në minutën e 70-të me Herald Markun nga pika e bardhë. Fitorja për Partizanin u sigurua në minutën e 85-të, kur Skuka realizoi penalltinë e dhënë pas rishikimit në VAR.
Me këtë sukses, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 23 pikë. Flamurtari mbetet i parafundit në renditje me 13 pikë. Diferenca mes Partizanit dhe Vllaznisë së vendit të katërt është dy pikë./mxh
