Last Updated on 09/11/2026 by Klara
Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në ambietet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Malltezi paraqitet për dosjen “Partizani”, ku mbahet si i pandehur së bashku me persona të tjerë, përfshirë kreun e PD-së, Sali Berisha, për akuza që lidhen me korrupsion dhe pastrim parash.
Më herët u njoftua se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u paraqit gjithashtu në GJKKO. Edhe Mediu pritet të japë shpjegime përpara trupit gjykues lidhur me rrethanat dhe zhvillimet që lidhen me këtë dosje./k.m
