Last Updated on 15/12/2025 by EL
Edhe pasditen e së hënës ka pasur sërish përplasjes mes forcave të rendit dhe simpatizantëve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe drejtuesit të saj Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh është duke protestuar përballë Kryeministrisë.
Pas përplasjeve, një prej qytetarëve qëndron i shtrirë në tokë, ndërsa dëgjohet teksa thërret: “Më kanë thyer këmbën”.
Ndërkohë një nga protestueset dëgjohet të kërkojë ambulancën sepse sipas saj personi i lënduar është edhe me zemër./e.t
