Pas 1 jave para Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka larguar me forcë Adriatik Lapajn dhe mbështetësit e tij, duke i nxjerrë jashtë perimetrit të sigurisë të caktuar në kuadër të protestës që do të mbajë këtë të hënë Partia Demokratike.
Spostimi nga trotuari para godinës qeveritare, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkaktoi përplasje fizike mes protestuesve të partisë “Shqipëria Bëhet” dhe policisë./K.M
