Harry Kane është më i mirë se Robert Lewandowski sipas legjendës Mario Basler.
“Harry Kane është lojtar i një niveli krejt tjetër. Lewandowski nuk mbronte. Harry e bën”, është shprehur Basler.
“Kane kthehet aq mbrapa, saqë duket si ndihmës i Nicolas Jackson. Unë mendoj se ai ka mundësinë të vendosë rekorde të mëdha këtë sezon. Ai është sulmues i jashtëzakonshëm dhe ka shanse reale për t’u shpallur lojtari më i vitit”.
