Anthony Geary, aktori i njohur me rolin e Luke Spencer në serialin “General Hospital”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare për shkak të ndërlikimeve pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Jemi shumë të trishtuar për ndarjen e Anthony Geary, portretizimi i të cilit për Luke Spencer ndihmoi të formësonte ‘General Hospital’ dhe televizionin ditor”, thuhet në deklaratën e ABC.
Në karrierën e tij 40-vjeçare, Geary fitoi tetë çmime Daytime Emmy me rolin e Spencer pasi iu bashkëngjit telenovelës në vition 1978. Bashkimi i tij me Genie Francis që luhej nga Laura Webber Baldwin i ktheu në yje kopertinash dhe fenomen kulturor.

Dasma e çiftit të tyre të ekranit në vitin 1981 u nda në dy pjesë dhe tërhoqi edhe aktorë të ftuar si Elizabeth Taylor. Episodet arritën një rekord me 30 milionë shikues.
Geary luajti edhe në telenovela të tjera si “The Young and the Restless” dhe “Bright Promise.” Me rolin e Luke vazhdoi herë pas here deri në vitin 2015 dhe u rikthye për një dalje të shkurtër në 2017.
Ai jetonte në Amsterdam me bashkëshortin, Claudio Gama.
Aktori kishte lindur në Coalville, Utah. U zbulua gjatë kohës që ndiqte universitetin dhe performonte. Më pas iu bashkua kompanisë “The Subject ëas Roses” që e çoi në Los Anxheles./K.M
