Nga ARTUR AJAZI
Policia nxitoi dhe i arrestoi 16 persona, kurse 4 të tjerëi shpalli në kërkim. Por ende pa u tharë “boja” e arrestimeve me bujë, gjykata e Elbasanit i ka liruar ata. Vajtja e avokatit të njohur me nxitim në Elbasan, dhembrojtja e tij, e detyruan gjykatën ti lirojë ata pa asnjëfjalë ndryshe. Por atëhere, kush e ndoti dhe kushvazhdon ta ndosë Bradasheshin, Elbasanin, dhe pse jo edhe Cerrikun ? Burimet nga policia dhe ish-kombinatimetalurgjik thonë se, “ka të tjera linja brënda atijterritori që ndotin ambientin, ajrin, lumin dhe token, por ja që policia nuk sheh gjë”. Fakti është se, Policia e Shtetit, e kryen detyrën e saj, merr njoftimin ngaqytetaret apo burime të tjera, dhe shkon dhe arrestonpersonat përgjegjës sipas veprave penale. Por shpesharrestimet e saj, rezultojnë “tollumbace” të shpuara, pasi gjykatat i lirojnë ata që akuzon policia. Atëhere kuçalon problemi, ku ngec zgjidhja e çdo denoncimi ngaqytetaret ? Pse gjithmonë kur policia arreston me bujë, gjykata i liron pa asnjë mëdyshje ? Policia e Shtetit nëkomunikaten e saj zyrtare tha se “16 personat e arrestuar kishin 2 vjet që ndotnin Bradasheshin dheElbasanin”, dhe natyrisht ky ishte lajm i mire përqytetaret. Pra, ishin vendosur në pranga, “shkaktaret e ndotjes”, dhe sipas Kodit Penal, parashikohen dënimetë rënda ndaj kujdo që ndot, ajtin, ujin, lumin, detin, liqenin, token, ambientin. Por ja që edhe kësaj here, gjykata e Elbasanit, e nxorri “huq” aksionin e uniformave blu. Nuk ishte informacion i besueshëm, nuk ishte informacioni i duhur, kishin gabuar nëarrestimin e 16 personave, vallë nuk e kishin parëndotësin e vërtetë, që natën duket qartazi ngashtëllungat e tymit që ngrihen në ajër ?Atëhere mund tëthemi se Policia e Shtetit, ka mungesë profesionistësh, mungesë informacioni, apo diçka tjeter që lidhet me punën e saj ? Ka dhjetra e qindra pyetje dhe pse-ra nëkëtë problem , dhe jo vetëm tek ky rast. Atje ku shkonPolicia e Shtetit, duhet ti ketë “kopsitur” mire gjërat, duhet të jetë siguruar plotesisht se “info e ardhur nërrugë operative është e saktë”, pastaj të niset dhe tëkryejë arrestimet. Ndryshe, mund të themi sa ka mungesë profesionizmi dhe apati të theksuar në punëne saj. Por nga ana tjeter, mendoj se Policia e Shtetit, vitet e fundit, është vënë shpesh në sprova të vështira, kur pas aksioneve të saj, gjithçka ka rezultuar “bllof”, dhe kjo si pasojë e mungesës së informacioneve realeqë disponon. Pas lirimit të 16 personave nga Gjykata e Elbasanit, natyrisht Policia e Elbasanit, duhet të mos e lërë me kaq aksionin e saj. Ajo duhet të punojëintensivisht të zbulojë ndotësit “ilegalë” që ka brëndaterritorit të ish-kombinatit Metalurgjik. Nuk ështëaspak e vështirë. Nga ana tjeter, ARM dhe shumë“ekspertë mjedisi” që ka vetë Elbasani, çfarë bëjnë ?Me se merren ata, kur nuk identifikojnë e bashkëpunojnë me organet kompetente, për të goditurçdo ndotës të ajrit, lumit dhe tokës në Elbasan ? Dhe e fundit, nuk mund të bëhemi pjesë e BashkimitEuropian, kur kemi të evidentuara shumë vatrandotjesh në gjithë vendin. Bashkëpunimi mes gjithëinstitucioneve, natyrisht do të sjellë ndryshimin, pastrimin dhe kthjellimin e ajrit të ndotur, si kushtikryesor që BE, ka vendosur për rritjen e cilësisë jetëspër qytetaret. /kb
