Ukraina po përballet me një mungesë të ndihmës së huaj prej 45–50 miliardë eurosh për vitin 2026, deklaroi Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një konferencë për mediat në Bruksel. Ai paralajmëroi se nëse Ukraina nuk do të marrë tranën e parë të një kredie të siguruar nga asetet ruse të ngrira deri në pranverën e ardhshme, vendi do të detyrohet të ulë ndjeshëm prodhimin e dronëve.
“Nëse nuk marrim tranën e parë në pranverë, Ukraina do të ketë shumë më pak dronë se Rusia,” thkesoi Zelensky.
Zelenskiy shtoi se Ukraina është e gatshme për çdo format që mund ta lejojë të shfrytëzojë asetet sovrane ruse të ngrira nga aleatët e saj, por kredia aktuale mbetet opsioni i preferuar. Ai gjithashtu diskutoi çështjen me Kryeministrin belg Bart de Wever, i cili kundërshton përdorimin e këtyre fondeve për të siguruar kredinë e madhe për Ukrainën.
Nga gjithsej 210 miliardë euro asetet ruse të ngrira në Bashkimin Europian pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022, 185 miliardë ruhen në Euroclear të Belgjikës. Belgjika ka shqetësime se mund të jetë objekt i represioneve ligjore nga Rusia nëse lejon përdorimin e këtyre fondeve.
Kryeministri polak Donald Tusk tha se udhëheqësit e BE-së ranë dakord të punojnë mbi opsionin e financimit të Ukrainës në vitet 2026 dhe 2027 duke përdorur asetet e ngrira ruse, në vend të huamarrjes së përbashkët nga Bashkimi Europian./mxh
