Last Updated on 18/12/2025 by Monika
Nga Mentor Kikia
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit në të njëjtin parlament, në të njëjtin tension dhe kundërshti politike, si Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, në vitin 2017.
E di që të zgjidhesh Avokat i Popullit është një stacion i rëndësishëm në karrierën e një juristi. Por, për drejtuesin e një institucioni të tillë, më shumë se legjitimiteti i zgjedhjes vlen morali. Përtej maskaradës së firmave, konspiracioneve nëse Berisha bëri pazare apo deputetët firmosën me sy mbyllur, Shabani do të fitonte më shumë se titullin “Avokati i Popullit”, nëse do të tërhiqej para kësaj politike plot tym e zhurmë, të cilën e ka akuzuar, sharë e mallkuar çdo natë, për vite të tëra.
Por, moralin nuk e harroi askush në rrugë këtu, që ta gjejë Endri.
Ndaj edhe unë po bashkohem me ata që e urojnë Endrin për këtë detyrë, si një të njohur të vjetër, edhe pse mendoj se kështu siç vajti puna, ai nuk do të jetë as avokati i një lagjeje e pale i gjithë popullit.
