Last Updated on 18/12/2025 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha nga Kavaja i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama që të mos pengojë drejtësinë në detyrën e saj dhe të largohet nga pushtetit.
“Nga Kavaja i them këtij njeriu, mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti.
Largohu nga pushteti sepse je sjellë ndaj shqiptarëve si armiku më i egër në tërë historinë e tyre. Asnjë pushtim, asnjë diktaturë, asnjë regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 milion e 100.000 shqiptarë vetëm në hapësirën ‘Shengen’.
Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka çuar shqiptarët 100 vite mbrapa në shtesën e popullatës siç bëre ti këto 10 vite.
Asnjë regjim, asnjë pushtim, nuk ka ngritur në piedestal krimin dhe drogën siç ke bërë ti”, u shpreh Berisha./mxh
