Nga ARTUR AJAZI
Kanë 10 ditë që mbrojnë “SKAP-in” e partisë. Çi gjeti, PD-në dhe Saliun? Pse me kaq “pathos”, i kanë dale nëmbrojtje SPAK-ut, kur e dine se, “nuk merret pushtetidhe nuk rrëzohet Edi Rama me skenarë të tillë”. Shqiptarët nuk po u besojnë syve dhe veshëve, tekdëgjojnë tellallët e PD, dhe kreun e saj Berisha, tek del çdo 2 orë në media e mbron prokurorët e SPAK. MadjeBerisha deklaroi dje se “nqs Rama, prek një fije flokundonjë prokurori apo gjyqtari të SPAK, ka të bëjë me mua dhe PD”. Më qesharake parti nuk ka pare bota. Mëkameleon kryetar dhe politikan, nuk ka pare Shqiperia. Në rast se SPAK ka vërtetuar se Belinda Balluku ka abuzuar me ligjin dhe paratë e investimeve, “bujrum”, le ta arrestojë. Pra, ajo është puna e organeve tëdrejtësisë, të cilën nuk po e lënë të bëjë punën ë vet, Sali Berisha dhe turma e tij e hazdisur. Kanë 5 vjet qëshajnë me liber shtepie, Krajen, Dumanin, dhe gjithëprokurorët dhe gjyqtaret e sistemit të drejtësisë. Kanë 5 vjet, që ç’nuk po thonë ndaj prokurorit të dosjes“Berisha-Malltezi”, dhe tani sapo doli problem iBallukut, kanë nisur ta mbrojnë SPAK-un. Por a mundti besohet “mbrojtjes së Berishës” ? A mund ti besohetturmës së tij parlamentare, tek dalin dhe thonë se “mbështesim prokurorët e SPAK”, kur ata para 1 muajinuk lane fjalë pa thënë ndaj Dumanit, Brahos, dhe çdoprokurori dhe gjyqtari ? Lëvizjet e pakontrolluara dheshpërthimet emocionale të Berishës dhe atyre që mbanpas vehtes, të japin të kuptosh se, gjithçka brenda dhejashtë asaj partie, ka nisur të dale jashtë çdo kontrolli. Sistemi i drejtësisë, mbetet pushtet i pavarur deri nëmomentin kur mbështetet fort në zbatimin e ligjit. Kjoqë po ndodh në Shqipëri, në vendin që aspiron të bëhetvend anetar i Bashkimit Europian, duke intimiduar çdoprokuror dhe gjyqtar që guxon dhe zbaton ligjin edhenë rastin e çdo politikani apo ministri, mbetet pengesakryesore e cila do ti kushtojë vendit në fazën finale tëintegrimit. SPAK, GJKKO, GJL, KLP, dhe kushdotjeter structure e sistemit të drejtësisë, nuk ka nevojëfare, as për mbrojtjen dhe as cënimin nga politika. Nëçdo demokraci funksionale , pushtetet janë të ndaradhe të pavarura, dhe çdo reagim bazohet mbi ligjin dheKushtetutën. Kjo natyrisht duhet të ndodhë urgjentishtedhe në Shqiperi. Akoma ne po ecim me mendësinëbolshevike “partia mbi të gjitha”. Edhe pas 35 vitesh, politika shqiptare, e ndjen të vështirë të harmonizohetdhe definizohet me praktikat demokratike europiane. Ka akoma politikanë nga kasta e vjetër, që e shohin“partinë mbi gjithçka”, duke harruar se, në Europë nuktë hapen kurrë dyert kur shkel mbi norma dhe parimedemokratike. /kb
