Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, kushtonte 20 mln euro në verë. Me performancat e muajve të fundit, sidomos në Champions League, sot ai vlerësohet 60 mln euro.
Talenti premtues i Bayern është renditur si lojtari më i kushtueshëm në botë për moshën e tij në sajtin e specializuar Transfermarkt.
Rritje te Bayern kanë pësuar edhe dy lojtarë: Pavlovic tani vlerësohet 65 mln euro, kurse Upamecano 70 mln euro. M.P.
