Xabi Alonso ka pohuar se Real Madridi është i bashkuar në këto kohë të vështira për të ndryshuar gjërat, dhe ai gjithashtu ka mbështetjen maksimale të klubit.
Klubi mbretëror po përjeton një formë jo të mirë kohëve të fundit duke mbetur mbrapa në La Liga, por edhe me paraqitje jo të qëndrueshme në Ligën e Kampionëve.
Kjo situatë ka bërë që të ketë shumë kritika drejt ekipit, por edhe trajnerit Alonso, i cili ka thënë se janë të gjithë të bashkuar për të kaluar këtë gjendje.
“Klubi gjithmonë aspiron për gjithçka, ne e dimë se cili është objektivi. Ne e dimë se si duam ta ndërtojmë atë. Jemi të gjithë të bashkuar, nga presidenti te lojtarët, për të bërë më të mirën që mundemi. Kjo është e padiskutueshme”, ka thënë fillimisht Alonso.
“Që nga fillimi, kemi pasur një marrëdhënie të ngushtë, të bazuar në respekt dhe dashuri. Kërkesat janë jashtëzakonisht të larta. Është një rrugë e gjatë; do të ketë kohë të mira dhe jo aq të mira”, përfundoi trajneri i Los Blancos. M.P.
