Aktivistja Evi Kokalari, një një postim në Facebook, ka ironizuar protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, kundër qeverisë.
Kokallari shkruan se sot po protestohet për shishet e verës më vlerë 30 mijë dollarë, por akoma nuk kanë kthyer përgjigje se ku i gjetën 6 milonë dollarë për të paguar Chris LaCivita.
Po ashtu, aktivistja nuk i kursen akuzat, teksa shkruan se Berisha i përdor për kavie sa herë që i duhen.
Postimi i plotë i Kokalarit:
Pra, Sali Berisha sot ju do tek Kryeministria që ju të protestonin shishen e verës $30,000, ndërkohë që s’ka kthyer akoma përgjigje ku i gjeti $6 million për ish-punonjësin e Marco Rubios dhe gati $2 million të tjerë për ish menaxherin e fushatës së Trump-it?
Ju të gjithëve, Berisha ju konsideron kavie që ju përdor sa herë ju duheni, dhe është i pamëshirshëm për abuzimin që ju bën.
Po e përsëris, pa rënë totalisht struktura aktuale e PDsë, me gjithë fraksionin e Dumës dhe të Llapajt, Edi Rama NUK ikën.
Kush del sot në protestë, ta konsideroj veten ‘idiot i dobishëm’ sepse ju bëni më dëm se këta që ju organizojnë, duke i legjitimuar ata me prezencën tuaj. m.p.
