Last Updated on 22/12/2025 by EL
I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të PD Sali Berisha në protestën e sotme. “Ja do vdesim, ja do të rrojmë për liri”, ishte betimi i kryedemokratit Sali Berisha përpara demokrateve.
Berisha tha se nga ky betim nuk kemi dalë asnjëherë të humbur dhe se rezistenca do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, madje do t’i shkojne Rames deri ne Surrel.
“Në këmbë shqiptarë, me misionin historik për të larguar Ramën. Për të shpëtuar familjen shqiptarë, demokracinë. Ne jemi këtu sot dhe jam i bindur se me të drejtë ka qytetarë në shesh dhe të tjerë që na ndjekin dhe thonë çfarë do bëjnë këta? Ne do bëjmë atë “ja do vdesim ja do rrojmë për liri”.
Mjerë ai që provohet me ne. Ne do t’i shkojmë në Surrel…Kur ne kemi dalë me këtë betim kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne. Të nxijnë Shqipërinë…Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë”./E.T
